Befason Ilir Shaqiri: Dikur jam dashuruar me kushërirën time

23:46 | 31 Janar 2022
Trina Galanxhi

Balerini Ilir Shaqiri ka habitur me deklaratën e tij.

Ai ka thënë në një bashkëbisedim me Tanin, se kur ka qenë 10 vjeç është dashuruar me një kushërirën e tij.

Normalisht, siç theksoi dhe aktori, bëhet fjalë për një dashuri platonike.

“Të gjithë e kemi pasur në fis një kushërirë që jemi dashuruar, dikur. Dashuri në kuptimin platonik të themi. Unë kam pasur një kushërirë, edhe e kam akoma, super e bukur. Kur është bërë nuse ajo unë isha xheloz: ‘Na e mori ky thoja’. Kam qenë kalama 10 vjeç, edhe sa i prapë. Por ishte shumë e bukur dhe është shumë e bukur”, tha Shaqiri./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme