Lajçak për takimin me presidenten: Ramë dakord të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

23:27 | 31 Janar 2022
Përparim Bublaku

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar edhe për fatin e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.

Ai në një postim në Tëitter, ka njoftuar për këtë takim të zhvilluar së bashku me emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Ndër të tjera, ramë dakord për nevojën e përshpejtimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, ka shkruar ai.

Lajçak dhe Escobar po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë, ku gjatë mbrëmjes kanë takuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e tyre lidhet kryesisht me dialogun me Serbinë të cilën do ta vizitojnë poashtu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme