Rihanna shtatzënë: Këngëtarja nuk e fsheh barkun e rrumbullakosur

22:33 | 31 Janar 2022
Trina Galanxhi

Rihanna dhe A$AP Rocky janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja, pasi u shfaq me barkun e rrumbullakosur në lagjen Harlem të Nju Jork, shkruan People, transmeton portal arbresh.info

Këngëtarja nuk ka bërë asnjë përpjekje që të fshehë barkun e saj, në fakt ajo e ka treguar atë me plot krenari, pavarësisht temperaturave të ulta.


Foto: People/ twitter

Rihanna, 33, u fotografua me një pallto ngjyrë rozë të ndezur vintage Chanel, 8000 dollarë, të cilën e veshi të hapur nga poshtë gjoksit të saj, duke treguar kështu barkun e rrumbullakosur.


Foto: People/ twitter

Rihanna dhe Rocky fillimisht u lidhën në nëntor të 2020 pasi u raportua se ata po takoheshin pas ndarjes së këngëtares nga ish i dashuri i saj, Hassan Jameel./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme