Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se ai po e përcakton Katarin si një aleat kryesor i SHBA-së jo anëtar i NATO-s “për të pasqyruar rëndësinë e marrëdhënieve tona”.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani, presidenti Biden tha se Doha ka qenë “qendër për shumë nga interesat tona më jetike”, përfshirë për ndihmën e misionit të SHBA-së në Afganistan, veçanërisht përpjekjet e gushtit për evakuim, ndihmën për Rripin e Gazës së rrethuar dhe për “mbajtjen e presionit” ndaj DEASH-it.
Presidenti amerikan tha se po njofton Kongresin për marrëdhëniet e përmirësuara, për të cilat tha se është e “vonuar prej kohësh”.
SHBA dhe KAtari po shënojnë 50-vjetorin e marrëdhënieve të tyre dypalëshe, ndërsa al-Thani tha se gjatë takimit të tij me presidentin Biden ai do të trajtojë “të drejtat e barabarta të popullit palestinez” dhe “çështje të tjera në rajon”.
Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar takimin dypalësh si mundësi për udhëheqësit e SHBA-së dhe Katarit që të trajtojnë çështjet rajonale dhe globale “me interes të ndërsjellë”, përfshirë furnizimet globale të energjisë, ndihmën për popullin afgan dhe përforcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.
Kjo përfshin një marrëveshje të sapo nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë për transportuesin kryesor ajror të Katarit për të blerë deri në 55 avionë të tipit ‘Boeing 777-8 Freighters’. Marrëveshja po ashtu përshin motorë ‘General Electric 90’ për dy avionë mallrash ‘777’.
Marrëveshja vlerësohet në mbi 6.8 miliardë dollarë.
Marrëveshja është konsideruar si një përpjekje për të zgjeruar operacionet e transportit të mallrave nga kompania ‘Qatar Airways’, e cila tashmë është lider i operacioneve në industri, me shefin ekzekutiv të kompanisë, Akhbar al-Baker, i cili ka deklaruar se ka “plane ambicioze për të ardhmen e operacioneve të ngarkesave”.
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër