Turqia kishte premtuar ndihmë për Preshevën, Memeti akuzon qeverisjen aktuale për neglizhencë

21:24 | 31 Janar 2022
Përparim Bublaku

Ish-zv. kryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Memeti, ka akuzuar qeverisjen aktuale të kësaj komune, se nuk angazhua asnjëherë që të realizohet marrëveshjet me Komunën e Bursasë së Turqisë.

Ai thotë se pas marrëveshjes për binjaksimin ndërmjet Komunës së Preshevës me Komunën e Osman Gazi ( Brus ), ishte vet presidenti Erdogan që premtoi angazhim për Preshevën, por sipas tij nuk pati angazhim të udhëheqësve të Preshevës që marrëveshjet të realizohen, raporton arbresh.info/
Mehmeti përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje drejtueseve të komunës që të angazhohet që këto procese të ecin përpara.

Postimi i plotë i tij:

Turqia dhe Lugina e Preshevës

Siç e dimë Komuna e Preshevës ka bërë Binjaksimin me Komunën e Osman Gazi ( Brus )

Edhe pse Presidenti Erdogan, na premtoi se do të angazhohet që ta ndihmoj Luginen e Preshevës me projekte të ndryshme, por Komuna e Preshevës kurrë nuk u angazhua dhe kurrë nuk aplikoi me asnjë projekt te vetme.

Shkaktar i pasojave është vet qeverisja aktuale e Preshevës.

Bëj apel që të aktivizohen dhe ti çojnë përpara marrëveshjet me Turqinë ( Brusa ) në interes të Preshevës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme