Barcelona assesi të gjej rrugëdalje për krizën në të cilën është futur.
Një menaxhim i dobët nga krerët e klubit për disa vite me radhë, ka bërë që skuadra e Barcelonës të jetë në krizën më të madhe të viteve të fundit, si në rezultate ashtu edhe ekonomikisht.
Barcelona synoi të bënte disa lëvizje në këtë merkato, duke larguar Coutinho në huazim, afruar Ferran Torres e tentime të tjera.
Megjithatë, me pak orë para fundit të merkatos, Barcelona sheh një tollovi të madhe në fazën ofensive, përcjell lajmi.net.
‘Blaugranat’ mund ta vazhdojnë sezonin e tyre me plot 9 sulmues në dispozicion.
Siç qëndrojnë gjërat, Barcelona ka në radhët e saj emra si Memphis Depay, Ferran Torres, Adama Traore, Luuk de Jong, Martin Braithwaite, Abde, Ferran Jutgla, Ousmane Dembele e Ansu Fati.
Dembele lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra, por edhe në atë rast, Aubameyang mund të afrohet për të mbuluar ‘hapësirat’ e lëna nga ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...