Google ADS

Lajçak: Jemi këtu për të dhënë mesazh se BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut

18:30 | 31 Janar 2022
Përparim Bublaku

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se vizita në Kosovë së bashku me të dërguarin e SHBA-së për dialogun, tregon se janë duke punuar së bashku për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, pas takimit që zhvilluan me kryeministri Kurti.

“Jemi këtu me kolegun Escobar për të dhënë mesazh se BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut. Kjo ishte mundësi e mirë për planet tona dhe do të vazhdojmë bisedimet dhe do të qëndrojmë deri të mërkurën”, tha ai./arbresh.info/

Lexo edhe

Escobar: ShBA mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme