Kryeministri Johnson porosi Rusisë për Ukrainën: Shumë bijë të nënave ruse nuk do të kthehen në shtëpi

17:20 | 31 Janar 2022
KRG

Kryeministri britanik Boris Johnson i ka dërguar një mesazh të fortë Rusisë në rast tentimit për ta pushtuar Ukrainën.

Johnson gjatë një fjalimi në Parlament ka thënë se nëse Rusia nuk bindet, atëherë shumë bijë të nënave ruse nuk do të kthehen në shtëpi.

“Nëse Rusia pushton Ukrainën, ne do të përpiqemi të kontribuojmë në çdo vendosje të trupave ushtarake të NATO-s për të mbrojtur aleatët tanë në Evropë. Dhe nëse Rusia e njekë këtë pjesë, atëherë shumë bijë të nënave ruse nuk do të kthehen në shtëpi”, është shprehur Johnson.

Ai përmendi se si Mbretëria e Bashkuar po udhëheq trupat e NATO-s në Estoni dhe javën e kaluar ka furnizuar me raketa anti-tankë një ekip stërvitor të trupave britanike në Ukrainë.

Vladimir Putin sikurse Millosheviqi në fazën para Tribunalit për Krime Lufte

Po ashtu, disa vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, janë duke furnizuar Ukrainën me armë mbrojtëse.

Johnson ka shtuar së është duke punuar me SHBA-në dhe aleatët evropianë për të shmangur luftën, duke përdorur dialogun dhe sanksionet e ndryshme.

Rusia, tash e sa javë, ka vendosur pranë kufijve me Ukrainën mbi 120 mijë trupa ushtarake, bashkë me armatim të rëndë. Trupat ndodhen në distancë sulmi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme