Google ADS

Morata nuk do të largohet, do të qëndrojë te Juventusi

16:17 | 31 Janar 2022
KRG

Sulmuesi Alvaro Morata është gati të qëndrojë dhe luftojë për pozitën te Juventus.

Ish ylli i Chelseas ishte duke u kërkuar nga Arsenali, Tottenhami dhe Barcelona, por mesa duket nuk do largohet këtë muaj, transmeton lajmi.net.

Morata ishte pranë kalimit te Barcelona edhe pse ishte huazim nga Atletico Madrid, por marrëveshja dështoi me klubin katalunas që e do Pierre-Emerick Aubameyang, më të cilin kanë arritur marrëveshje për gjashtë muaj dhe do bëhet zyrtare në orët e ardhshme.

Aubameyang nuk ka përfaqësuar “Topçinjtë” që nga 6 dhjetori, derisa arriti sot (e hënë) në Kataluni për të kompletuar huazimin pa opsion blerje.

Sipas AS, Arsenal ishte duke provuar të bind Moratan për kalimin në “Emirates” për pjesën e mbetur të sezonit, por kjo gjë nuk do ndodh. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Morata do qëndrojë deri në fundin e sezonit në Torino.

Romano thekson se trajneri Allegri e ka në plane spanjollin dhe e ka bindur që të mos largohet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme