Era e duhanit nuk është aspak e këndshme për askënd.
Jo-duhanpirësit e urrejnë erën e cigares, ndërsa duhanpirësit, sado që nuk duan të heqin dorë nga zakoni i tyre i keq, do të donin shumë që cigaret e tyre të mos linin një erë të tillë në dhomë, në rroba, gishta dhe frymë. Është diçka që nuk është e zakonshme në përgjithësi.
Pra, në rastet kur cigarja ka ujitur rrobat dhe dëshironi t’i largoni, bëni një nga gjërat që vijon më poshtë:
I nxirrni në ballkon për të ajrosur gjithë natën.
Rrobat i kaloni me një furçë që e keni zhytur në një litër ujë me një lugë çaji amoniak.
Si masë paraprake, vendosni në dollap disa shkopinj karafil dhe kanellë. Janë aroma të forta, të cilat do të pengojnë që cigare të mbizotërojë mbi pëlhurë.
Në një qese (plastike) vendosni 2-3 lugë çaji sodë buke dhe pak zbutës rrobash ose vajra esencialë. I lini për pak dhe më pas i hidhni rrobat në lavatriçe. Herën tjetër që të pini duhan me këtë veshje, cigarja nuk do të jetë aq e qëndrueshme.
Rrobat i spërkatni me një sprejt që përmban ujë dhe vodka. E megjithatë, vodka jo vetëm që pihet, por ka edhe një përdorim tjetër: freskon rrobat.
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...