Disa anëtarët të “Grupit të Kumanovës” kërkojnë që të transferohen në Kosovë, për të vuajtur dënimet me burg.
Siç njofton Alsat, Andi Krasniqi, Lirim Krasniqi dhe Demë Shehu, përmes avokatëve të tyre kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë t’i transferojë në shtetin e Kosovës.
Më herët familjarët e disa prej tyre u shprehën se ata nuk janë të interesuar të kthehen në Kosovë.
Para një muaji, Gjykata e Lartë e Maqedonisë së Veriut nuk e pranoi ankesën e të dënuarve, që rasti të shkojë në rigjykim.
Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, gjykata shpalli fajtor 33 persona për veprën “terrorizëm”. Gjykata e Apelit e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale me çka shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm, 13 nga 40 vite, gjashtë nga 20 vite, një person me 18 vjet burg kurse dy persona me 13 dhe 14 vjet. Në ngjarjet e Kumanovës, jetën humbën e tetë policë të Maqedonisë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?