Java e 18-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, solli shumë ndeshje interesante në elitë.
Pavarësisht se kishte shumë përballje interesante, takimi më dramatik ishte mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, që përfundoi me fitoren e skuadrës therandase 85:79. Basketbollisti më i mirë në parket ishte Henrik Sirko. Qendra kroate e përfundoi ndeshjen 29 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Sfidën e rivalëve të vjetër ndërmjet Trepçës dhe Pejës, e fituan mitrovicasit 96:81, ku u dallua dyshja Amin Hot dhe Drilon Hajrizi. Hot kishte statistika prej 18 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa Hajrizi ndaj ish-skuadrës së tij realizoi 21 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.
Fitore shumë të rëndësishme shënoi Rahoveci ndaj Bashkimit 86:67, ku më i miri ishte Musab Mala me dyshifror të trefishtë: 15 pikë, 12 kërcime dhe 14 asistime, në njërën nga ndeshjet më të mira të tij në këtë edicion.
Prizreni 16 realizoi fitore të pritur ndaj Dritës me rezultat 111:74. Te prizrenasit si zakonisht u dallua organizatori Ivan Koljeviq, që ndaj Dritës realizoi 23 pikë, gjashtë kërcime dhe 11 asistime.
Top 5
Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 29 pikë, 5 kërcime, 4 asistime
Amin Hot (Trepça) 18 pikë, 7 kërcime, 5 asistime
Drilon Hajrizi (Trepça) 21 pikë, 7 kërcime, 4 asistime
Musab Mala (Rahoveci) 15 pikë, 12 kërcime, 14 asistime
Ivan Koljeviq (Prizreni 16) 23 pikë, 6 kërcime, 11 asistime./Arbresh.info
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel