Varianti Omicron i koronavirusit aktualisht përbën shumicën e infeksoneve në mbarë botën.
Shkencëtarët janë duke ndjekur tani me vëmendje një nën-variant të tij, të njohur si BA.2, i cili po konkuron me variantin origjinal në Evropë dhe Azi.
Varianti original BA.1 përbën sot 98.8 për qind të të gjitha rasteve të regjistruara me koronavirus, por disa vende kanë filluar të raportojnë një shtim të rasteve me nën-variantin BA.2, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Trevor Bedford, një virolog në qendrën Fred Hutchinson, që ndjek evolucionin e koronavirusit, thotë se nën-varianti BA.2 përbën 82% të rasteve në Danimarkë, 9% në Britani dhe 8% në Shtetet e Bashkuara.
Disa studime të hershme sugjerojnë se BA.2 është edhe më shumë i transmetueshëm sesa variant jashtëzakonisht përhapës BA.1, por nuk ka të dhëna që ai i shpëton mbrojtes së ofruar nga vaksinat.
Zyrtarët danezë vlerësojnë se BA.2 është 1.5 herë më i transmetueshëm se sa variant original i omicronit, por sipas të dhënave të deritanishme nuk shkakton sëmundje më të rëndë.
Shkencëtarët po ndjekin me vëmendje për të parë nëse personat që e kanë kaluar variantin original të omicronit do të preken nga nën-varianti BA.2. Në Danimarkë është vënë re një farë shqetësimi, pasi disa zona me numër të lartë rastesh me variantin origjinal, po raportojnë shtim të rasteve me nën-variantin e ri. Lajm i mirë sipas ekspertëve, është se vaksinat dhe dozat përforcuese funksionojnë, duke ulur numrin e vdekjeve dhe duke mbajtur të sëmurët jashtë spitaleve./VOA
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...