Everton ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Frank Lampard si menaxher të ri të klubit.
43-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë në Goodison Park pas shkarkimit të Rafael Benitez në fillim të janarit.
Welcome to Everton Football Club, Frank Lampard! ? pic.twitter.com/LuGqBCrrE7
— Everton (@Everton) January 31, 2022
Lampard kthehet në Premier League pasi më parë drejtoi Chelsean pak më shumë se një vit më parë.
Që kur u shkarkua nga Blutë, ai ka qenë pa punë deri më tani, duke mposhtur lojtarë si Ëayne Rooney dhe Vitor Pereira për punën në Merseyside.
“Everton ëshë një klub unik në atë që ju mund të kuptoni vërtet se çfarë duan të shohin tifozët”, tha Lampard.
“Gjëja e parë që ata duan është lufta dhe dëshira dhe kjo duhet të jetë gjithmonë baza jonë. Mesazhi im i parë për lojtarët do të jetë se ne duhet ta bëjmë këtë së bashkua”.
Everton aktualisht ndodhet në vendin e 16-të në tabelën e ligës dhe do të përballet me Brentford në FA Cup më 5 shkurt në ndeshjen e radhës./Arbresh.info
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...