Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar Tryezën e Diskutimit me temën “Projektligji për financimin e partive politike: mundësi për të vendosur kontroll dhe transparencë financiare”.
Në fillim të diskutimit GLPS theksoi se përkundër që korniza ligjore për financimin e subjekteve politike ekziston nga viti 2010 me plotësim ndryshimet në vitin 2012 dhe 2013, e njëjta është konsideruar e pamjaftueshme dhe joefektive edhe pas 12 viteve ndërsa problemet në financimin dhe auditimin e subjekteve politike veçsa janë rritur. Por për shkak të krizave politike, ndërrimit të shpeshtë të qeverive dhe ndonjeherë edhe mungesës së vullnetit politik ky projektligj ende nuk ka gjetur miratim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Në këtë tryezë ishin të pranishëm Mentor Borovci- Drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit; Jarmo Helppikangas- Shef I Zyrës për Sundim të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut në Zyrën e BE-së në Kosovë; si dhe Naser Shamolli-Hulumtues i Lartë ligjor në GLPS.
Naser Shamolli nga GLPS ndër të tjera theksoi se përkundër përmirësimit të kornizës ligjore me projektligjin e ri për të qenë më mirë i implementueshem duhet të vlerësohen edhe elementet sikur: Pavarësia dhe statuti i zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike, dhe sidomos komunikimi në mes të kësaj zyre dhe KQZ-së. Gjithashtu ai theksoi se edhe metoda e publikimit të raporteve financiare përtej një detyrimi ligjor duhet të bëhet edhe më inovative përmes zgjidhjeve të mjeteve të avancuara teknologjike për të mundësuar komunikim efektiv në mes të subjekteve politike dhe Zyrës.
Ndërsa Borovci, shef i zyrës ligjore në ZKM, theksoi se projektligji është në faza të shqyrtimit në komisione parlamentare, dhe janë duke u organizuar konsultime shtesë me partitë politike, organizata të shoqërisë civile si dhe organizatat ndërkombëtare. Ai theksoi se projektligji është miratuar në mbledhjen e 52-të të qeverisë dhe tashmë priten hapa më konkrete nga deputetët për votimin e tij. Ndër të tjera ai theksoi se duhet gjithsesi të forcohet pavarësia e Zyrës për regjistrim dhe të harmonizohet projektligji me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
Si përfaqesues i BE-së, nga shefi i Zyrës për Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat e Njeriut, z.Helppikangas shprehi edhe njëherë se miratimi i këtij projektiligji është hap i qartë në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, projektligji për financimin e partive politike është edhe një ndër premtimet e qeverisë në transparencë financiare dhe gjithsesi se duhet një vullnet i fortë politik në miratimin e tij. Gjithashtu ai shtoi se që nga viti 2018-të ky projektligj është në sirtarët e qeverisë andaj momenti për të iniciuar miratimin e tij, si dhe të reformës elektorale është tani.
GLPS bën thirrje që të shtyhet përpara projektligji për financimin e partive politike, i cili është përpiluar me komentet e komisionit te Venecias si dhe ato te shoqërisë civile. Duke marrë parasysh se është një iniciativë ligjore për të ndryshuar dhe plotësuar kornizën aktuale në kuptim të rritjes së transparencës së financimit dhe llogaridhënies së subjekteve është ndërmarrë qysh në vitin 2018 kur një projektligj për plotësimin dhe ndryshimin e kornizës aktuale ligjore është hartuar dhe ka marrë dritën e gjelbërt edhe nga Komisioni i Venecias./arbresh.info/
Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
Petkoviq në Rashkë ka biseduar me përfaqësuesit e serbëve në...
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...