LDK dërgon komente për tarifat e rrymës në ZRrE: Jemi kundër rritjes

14:47 | 31 Janar 2022
V. S.

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dërguar komentet e saj në Zyrën e Rrregullatorit të Energjisë, sa i përket propozimin për ngritje të çmimit të rrymës.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, në një konferencë për media e ka bërë të ditur këtë, duke shtuar se janë kundër rritjes së energjisë elektrike.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes Grupit Parlamentar, sapo i ka nisur komentet e saj në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike lidhur me raportin vlerësues për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike. Për LDK-në mbrojtja e interesit të qytetarëve është jetike, përmes mekanizmave institucional në këtë rast, duke dërguar komentet e veta në ZRrE, e duke kundërshtuar rritjen e tarifave të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Tahiri./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme