Google ADS

Donaldi emocionohet dhe përlotet kur dëgjon këngën e Trixës

14:44 | 31 Janar 2022
A. B.

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj finalizoi këngën më të re.

“Faj” mban titullin projekti i ri muzikor i këngëtares së njohur të cilin ia dedikoi partnerit të saj aktorit, Donald Veshaj dhe rrugëtimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP.

Pas disa ditësh lansim, sot për herë të parë kënga u lëshua në shtëpinë e Big Brother VIP, e që u prit me reagime dhe emocione nga të gjithë banorët disa prej të cilëve u përlotën.

Ishte Donaldi ai që gjithashtu e priti me shumë emocione ndërsa edhe qajti teksa dëgjoi këngën që Beatrix ia kushtoi atij.

Reagimin e aktorit e ka shpërndarë në InstaStory në Instagramit të saj edhe Beatrix me mbishkrimin: Edhe pak ditë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme