Gjykatësi i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) ka vendosur t’ia vazhdojë masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte.
Sipas vendimit, gjykatësi i procedurës paraprake ka arritur në përfundim se ka ende rreziqe të cilat ekzistojnë në raport me ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për shkak të së cilave nevojitet vazhdimi i paraburgimit ndaj tij.
“Gjykatësi i procedurës paraprake arrin në përfundimin se rreziqet që z. Shala do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Gjykatës Speciale , ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar dëshmi në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe/ose janë për shkak të paraqiten para Dhomave të Specializuara, vazhdojnë të ekzistojnë” thuhet në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate.
Ndryshe, Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi/
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...