Google ADS

Bilanci i armëve të sekuestruara në Pejë vetëm gjatë vikendit

13:34 | 31 Janar 2022
arbresh.info

Gjatë vikendit janë arrestuar gjashtë (6) persona për veprat penale “Mbajtje në shfrytëzim, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës” dhe “ Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitet policore gjatë aktiviteteve në teren, kanë sekuestruar pesë (5) armë dhe një (1) armë e ftohtë (Thikë), shkruan arbresh.info.

Tek të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar:
• 1 (një) arme AK 47.
• 1 (një) karikator i së njëjtës armë
• 5 (pesë) copë fishekë të cal: 7.62mm
• 1 (një) armë ( pistoletë) e tipit “crvena zastava”
• 1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë
• 8 (tetë) fishek të armës së njëjtë.
• 1 (një) armë ( pistoletë)e tipit “Retay” cal 9mm
• 4 (katër) fishekë të armës së njejtë.
• 1 (një) armë ( pistoletë) “ Zoraki M 906”
• 1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë
• 5 (pesë) fishekë të armës së njëjtë.
• 1 (një) pushkë gjuetie “ CIFSAN ESP 555” cal 12 mm
• 1 (një) fishek 9mm
• 1 (një) brisk 8 cm
Nga personat e arrestuar pas intervistimit me vendim te Prokurorit të shtetit, pesë (5) nga ta janë liruar ne procedurë të rregullt ndërsa një (1) nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje për 48- orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme