Shasha: Mësimdhënësit duhet të kapin vëmendjen publike me arritjet dhe shkëlqimet e nxënëseve të tyre

13:31 | 31 Janar 2022
V. S.

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka shkruar se mësimdhënësit duhet të kapin vëmendjen publike me arritjet dhe shkëlqimet e nxënëseve të tyre.

Këtë postim në facebook, Shasha e ka bërë pas lajmeve të shumta për mësuesin që u be viral në tiktok me vallëzimi, raporton arbresh.info

Postimi i plotë:

Mësimdhënësit duhet të kapin vëmendjen publike me arritjet dhe shkëlqimet e nxënëseve të tyre. Në vend të kësaj, ata kapin vëmendjen e publikut me sistemin zyrtarisht më të prapambetur arsimor në botë. Një përbindësh arsimor i cili është duke i shuar gjeneratat e tëra të rinisë.

Prandaj, sot frustrimi universal ndaj një mësimdhënësi vallëzues nuk është mbi të drejtën e tij për të vallëzuar, por për të drejtën e nxënëseve për të pasur arsim. Reagimi ndaj videos është dëm kolateral i këtij frustrimi./arbresh.info/

Në Kosovë u bullizua, por kështu u komentua profesori amerikan që u bë viral në “TikTok” duke kërcyer

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme