Ousmane Dembele nuk do të transferohet te Paris Saint-Germain para mbylljes së afatit kalimtar sonte në mesnatë.
Sipas “Le Parisien”, e cila shkruan se janë anuluar raportet nga Spanja se sulmuesi i Barcelonës mund të vendoset t’i bashkohet gjigandëve francez në ditën e fundit të transferimeve.
Gazeta franceze thotë se 24-vjeçari tani do të qëndrojë në Camp Nou për pjesën e mbetur të sezonit, pavarësisht se zyrtarët e Barcelonës pranuan në fillim të këtij muaji se sulmuesi nuk ishte në planet e tyre të ardhshme.
“Mundo Deportivo” dhe “Sport” kishin shkruar të dielën se kishin zbuluar se PSG po kërkonte të nënshkruante me Dembelen në një marrëveshje huazimi për një periudhë gjashtë mujore.
Juan Bernat, Mauro Icardi dhe Angel di Maria u përfol gjithashtu se ishin pjesë e një marrëveshje shkëmbimi që përfshin ish-lojtarin e Borussia Dortmund.
Por këto janë hedhur poshtë nga Le Parisien, të cilët thonë se PSG nuk do të përfundojnë asnjë marrëveshje të ardhshme sot./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...