Përpara afatit kalimtar dimëror, Barcelona përgatiti një listë të lojtarëve për të cilët do të ofronte oferta.
Oparacioni i parë për lojtarët që do të largoheshin nga klubi ishte jetik, për shkak të kufizimeve në faturën e pagave dhe financat e përgjithshme.
Dy nga emrat ishin Clement Lenglet dhe Sergino Dest. Me një pastrim masiv të planifikuar për mbrojtjen në qershor, dyshja u panë si asete që do të shiten.
Sipas “Barça Universal”, Lenglet dhe Dest i kanë bërë të qartë klubit se nuk kanë ndërmend të largohen në janar. Operacioni për gjetjne e atyre kërkuesve të rinj është shtyrë për në verë, kur situate mund të ndryshojë.
Të dy lojtarët kanë pasur një rol minimal për të luajtur në formacionin e Xavit. Francezi humbi pozicionin e tij fillestar në ekip gjatë kohës sa Ronald Koeman dhe që atëherë nuk është kthyer më. Për më tepër, rritja e Ronald Araujos dhe Eric Garcias nuk i premton shumë për të ardhmen.
Nga ana tjetër, Dest ka rënë në një gropë të thellë që nga ardhja e Xavit. Me Dani Alves që tani merr përsipër pozitën e mbrojtësit të djathtë, ylli i Kombëtares së Amerikës e gjen veten në stol. Më tej, bisedimet për bashkimin e Noussair Mazraoui në Barcelonë i shaktërrojë shpresat e tij për të pasur sukses në klub.
Laporta dëshiron të mbikëqyrë një eksod masiv në qershor dhe dyshja mund të largohet atëherë. Siç qëndron, ata do të vazhdojnë të veshin fanellën e Barcelonës edhe për gjashtë muaj të tjerë./Arbresh.info
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës