Kapet në flagrancë shoferi, gjobitet 150 euro, dhe i merret patent shoferi

11:48 | 31 Janar 2022
arbresh.info

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt me automjet civil zyrtar, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe sot kanë ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë” në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Në lidhje me këtë ndaj shoferit u shqiptua një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor , 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme