Fjalët e para të Eriksenit si lojtar i Brentfordit

11:25 | 31 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Futbollisti danez, Christian Eriksen i është bashkuar klubit anglez, Brentfordit.

29-vjecari nuk ka luajtur që shtatë muaj pas arrestit kardiak në fushë që pësoi me Danimarkën ndaj Finlandës në “Euro 2020”.

Prej asaj kohe, Erikseni nuk ka luajtur teksa e shkëputi edhe kontratën me Interin pasi në Seria A nuk lejohet të luajë me defribilator në zemër.

Tani, lojtari do ta vazhdojë karrierën përsëri në kampionatin anglez pasi edhe në të kaluarën ishte në Premier Ligë kur ishte pjesë e Tottenhamit.

Danezi ka nënshkruar kontratë me Brentfordin deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi.

Pas kompletimit të marrëveshjes mesfushori përmes një videoje i ka thënë fjalët e para si lojtari i Brentfordit, duke u shprehur i lumtur dhe se mezi pret të filloi të luajë me skuadrën.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Christian Eriksen. I lumtur të ju njoftoj se kam nënshkruar me Brentfordin dhe mezi pret të startoj. Shihemi së shpejti”, ishin fjalët e danezit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme