Google ADS

Einxhel: Kujt t’i shkoja në shtëpi, nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë

11:06 | 31 Janar 2022
A. B.

Einxhel gjatë një loje theu krahun me ç’rast u detyrua të largohej të shtëpia për të iu nënshtruar një operacioni, i cili përfundojë me sukses.

Prezantuesja tashmë është rikthyer në shtëpinë e BB VIP dhe banorët e tjera po kujdesën për të, shkruan arbresh.info

Gjatë një diskutimi me Monikën dhe Beniadën u shpreh se arsyet pse u kthye ishin se nuk dëshironte të qëndronte në spital dhe se në shtëpinë e saj nuk mund të kthehej në këtë gjendje pasi nuk do mund të kujdeseshin për të.

“Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që mezi ecën nga këmba, do më kishin dhe mua… Më thanë të rrija ca ditë në spital por nuk mund t’i torturoja njerëzit se i bie që produksioni të rrinte gjithë kohë në spital. Unë në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi…kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një”, tha ajo.

Kujtojmë që Einxhel edhe më parë ka folur për familjen e saj dhe nënën e cila ka kaluar nëpër disa problem shëndetësore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme