Google ADS

Kurti zotohet: Raporti i ZRrE-së nuk është diçka as finale, as fatale

10:57 | 31 Janar 2022
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, nuk premton mos rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke kërkuar që bashkërisht të dilet nga kjo situatë.

“Besoj që deri në orën 16:00 sot, do të ketë mjaftueshëm komente të ZRrE-së për zgjidhjen më të mirë të mundshme meqë zgjidhe ideale dhe optimale nuk ka. Nuk është e mundur që të  mos kemi as subvencion, as shtrenjtim, as ç’kyçje. Duhet të dalim bashkërisht nga kjo situatë, sepse nuk jemi me fajin tonë”, deklaroi Kurti.

Sot përfundon afati për të dhënë komente për raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin për konsumatorë.

Sipas Kurtit, raporti i ZRrE-së nuk është as final, as fatal.

“Kemi më shumë se dy dekada zhvatje në KEK, dhe mos investim në kapacitete të reja dhe mirëmbajtje të atyre ekzistuese. Raporti i ZRrE-së nuk është diçka as finale, as fatale. Shpresoj të kemi një vendim më meritor”, deklaroi ai.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri , pas homazheve te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme