“Nëse kjo situatë do të kishte ndodhur para 30 vitesh…” DJ PM flet për Sarën

10:39 | 31 Janar 2022
A. B.

Ditën e djeshme, të ftuar në emisionin “E diell” ishin pikërisht dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, DJ PM dhe DJ Dagz.

Tema e ditës ishte dedikuar pikërisht dashurisë, se pse njerëzit ndryshojnë kur bien në dashuri.

Ndërkohë, me vijimin e bisedës, Ervin Kurti iu drejtua PM lidhur me mënyrën se si ia del kur bëhet fjalë për xhelozitë e shumta, aq më tepër për faktin që është në një profesion që e ka të detyrueshme të kthehet në shtëpi në orë të vona të natës.

Lidhur me këtë gjë, Pajtimi u përgjigj se tashmë kohët kanë përparuar dhe xhelozitë e viteve më parë nuk ekzistojnë më.

Ai tha se e ka pranuar profesionin e Sarës, ashtu siç e ka pranuar ajo faktin që ai është DJ.

“Nëse kjo situatë do të kishte ndodhur para 30 vitesh, do të kishte qenë një sfidë për mua dhe gruan time për të ruar marrëdhëniet mirë, gjë që është shumë e kuptueshme. Duke patur parasysh se tani jemi në vitin 2022 dhe rrjete sociale kanë përparuar shumë. Nëse para 30 vitesh kishte xhelozi tmerruese, tani ka përparuar koha dhe nuk egzistojnë më këto gjërat. Unë e kam pranuar ashtu siç është me profesionin e saj dhe ajo më ka pranuar mua si DJ.”- u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme