Google ADS

Agjenda e takimit të Escobar e Lajçak me presidenten Osmani

09:39 | 31 Janar 2022
V. S.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të pret në takim të dërguarin e  Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, sot në ora 16:00.

Këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina, ka deklaruar për Arbresh.info, se takimi i Presidentes Osmani me diplomatët do të mbahet në orën 16:00.

Kujtojmë se kjo është vizita e parë e përbashkët e dy të dërguarve në përpjekje për të ripërtërirë bisedimet në nivelin më të lartë politikë.

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është mbajtur në korrik të vitit 2021 pa ndonjë përparim dhe qëndrimet tërësisht të kundërta të palëve detyruan Bashkimin Evropian të heqë dorë në fund të vitit të kaluar nga përpjekjet për një takim të ri.

Mospajtimet më të thella kanë të bëjnë me asociacionin e komunave me shumicë serbe, meqë Beogradi ngul këmbë që kjo është çështja kryesore, ndërsa Prishtina kërkon që çështje tjera më të ngutshme si ndriçimi i fatit të personave të zhdukur, të hidhen në tryezë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme