Zyrtare: Christian Eriksen rikthehet në Premier League, transferohet te Brentford

09:10 | 31 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Mesfushori nga Danimarka, Christian Eriksen i është rikthyer sërish futbollit aktiv.

Ai ka nënshkruar kontratë afatshkurtër me skuadrën e Premier League, Brentford.

Reprezentuesi danez u largua nga Interi në fund të vitit të kaluar, pasi ai nuk ishte në gjendje të garantonte në Serie A, me një defibrilator në zemër pasi pësoi atak kardiak në ndeshjen e Danimarkës kundër Finlandës në EURO 2020.

Por, ai tani është kthyer në futbollin anglez duke nënshkruar një kontratë gjashtëmujore me Brentford.

Kjo shënon një rikthim në Premier League për mesfushorin, i cili kaloi shtatë vjet në Tottenham para se të largohej për në Inter në vitin 2020.

Në një përpjekje për t’u rikthyer në formën fizike, Eriksen kishte qenë duke u stërvitur i vetëm në Zvicër, përpara se të lidhej me ish-klubin, Ajax në javët e fundit, ku edhe aty kishte zhvilluar disa seanca stërvitore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme