Barcelona ka të ngjarë t’i japë fund sagës së kontratës së Ousmane Dembele, me “Foot Mercato” që pretendon se Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje verbale me anësorin francez për të nënshkruar me atë këtë afat kalimtar.
Gjigandët katalanas kanë qenë të etur për të shitur Dembelen, të prirur nga lëndimet, pasi ai refuzoi ofertat e shumta për të rinovuar kontratën e tij.
Drejtori sportive i Barçës, Mateu Alemany, foli për të ardhmen e Dembeles në fillim të këtij muaji, duke deklaruar se francezi do të duhet të pranojë ofertën e rinovimit ose të gjejë një rrugëdalje përara se të mbyllet afati kalimtar dimëror.
Pas kësaj, ish-ylli i Borssia Dortmund nuk u thirr për ndeshjen e fundit dhe situata nuk ka gjasa të ndryshojë edhe nëse ai vazhdon me Blaugranët për pjesën tjetër të sezonit.
Ndërsa Barça duket se është e shqetësuar për mungesën e kërkuesve për Dembelen, PSG ka trokitur në dyert e tyre pikërisht në fund të afatit kalimtar.
Gjigandët e Ligue 1 me sa duket kanë mundur Manchester United, Chelsea dhe Juventus për transferimin e Dembeles.
Në Parc des Prices, Dembele do të lishet me ish-bashkëlojtarin e tij të Barçës, Lionel Messi dhe bashkvendasin e tij, Kylian Mbappe.
Nga ana tjetër, katalanasit kanë gjetur zëvendësuesin e tij, me Adama Traoren i cili është rikthyer në Camp Nou në formë huazimi nga Woves.
Barça pritet të marrë rreth 20 milionë funte nga transferimi i Dembeles te Paris Saint-Germain.
PSG ka shtuar gjithashtu mesfushorin e Tottenham Hotspur, Tanguy Ndombele si objektivin kryesor në janar, me francezin të gatshëm të ribashkohet me ish-menaxherin e tij, Mauricio Pochettino./Arbresh.info
Osmani nderon Walkerin me Urdhrin e Lirisë & Pavarësisë
“Kurti u pajtua me skandalet dhe dështimet e ministrave të t...
Kthehen mbrapsht emigrantët, mbërrin në Shëngjin anija itali...
Kroos tregon tre lojtarët që e meritojnë ta fitojnë Topin e ...
Izraeli do ta ketë të pamundur ta eliminojë, kush mund të je...
Këta janë banorët që u bënë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3