Google ADS

Covid përhapet edhe brenda Kuvendit, shumë deputetë të infektuar me virus

23:34 | 30 Janar 2022
Trina Galanxhi

Vetëm gjatë ditës së sotme në Kosovë janë konfirmuar 2 mijë e 390 raste të reja të të prekurve me COVID-19.

Pas disa muajve qetësie sa i përket rritjes së numrit të të infektuarve, tashmë në Kosovë situata kë ndryshuar rrënjësisht.

Nga më pak se 100 raste aktive, në gjithë vendin tani janë 35 mijë e 51 qytetarë të prekur me virusin COVID-19.

Por koronavirus me të madhe tashmë është shpërndarë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë dy javëve të fundit pati deklarime të njëpasnjëshme për deputetët të cilët veçse janë prekur me këtë virus, shkruan periskopi, transmeton portali arbresh.info

Dy nga këta deputetë kanë konfirmuar sonte se janë të infektuar me koronavirus.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu si dhe ai i AAK-së, Besnik Tahiri.

Por përpos Haxhiut dhe Tahiri, të infektuar me koronavirus vazhdojnë të jenë edhe Driton Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe nënkryetarja Saranda Bogujevci.

Në një seancë të mbajtur ditë më parë, deputeti i VV-së, Enver Dugolli deklaroi se së fundi janë shumë deputetë të cilët janë testuar për COVID-19.

Madje ai tha se janë vetë ata të cilat nuk po respektojnë siç duhet vendimet antiCOVID.

“Është hipokrizi, sepse ne deputetët vetë jemi bartës të virusit. Sot u bënë disa testime dhe doli që një numër i madh i deputetëve janë të infektuar me COVID -19…Shiko sa deputetë jemi dhe sa po i zbatojmë vendimet e IKShPK-së dhe ligjin që e kemi miratuar vetë. Prandaj, jemi të fundit që duhet “t’iu shesim mend qytetarëve, tash e pesë orë”, tha ai.

Qeveria e Kosovës mori masat e reja antiCOVID, ndër të cilat ishte edhe vendosja e orës policore.

Qytetarëve iu pamundësohet lëvizja e lirë nga ora 22:00 deri në ora 06:00.

E kundër këtyre vendimeve më të zëshëm padyshim se edhe këtë herë ishin përfaqësuesit e Gastronomisë.

Të njëjtit deklaruan se është e pajustifikueshme vendimi që lokalet të përfundojnë punën në ora 21:00.

Në 24 orëshin e fundit janë kryer gjithsej 10 mijë e 336 testime antiCOVID. Në të njëjtën kohë janë vaksinuar 2 mijë e 556 qytetarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme