Google ADS

Harrojeni suplementet, pija me katër përbërës ju ofron dozën e nevojshme të magnezit

22:56 | 30 Janar 2022
Trina Galanxhi

Magnezi është një mineral tepër i rëndësishëm në trup, nga i cili varen shumë procese jetësore.

Për shkak të rëndësisë që ka për organizmin, mungesa e këtij minerali manifestohet me depresion, spazma muskulore, aritmi, dispepsi dhe në planin afatgjatë mund të çojë në sëmundje më komplekse, transmeton portal arbresh.info

Ushqimet si çokollata e zezë, avokado, perimet me gjethe, arrat, farat, bananet përmbajnë shumë magnez dhe nëse nuk i keni këto ushqime, mund të bëni një pije që do të zëvendësojë magnezin në trup.

Receta për pije me magnez është:

25gr fara kungulli
200ml qumësht bajame
2 lugë fara liri
1 portokall

Përgatitja:

Hidhni farat e kungullit dhe lirit në një blender dhe shtoni portokallin e grirë. Më pas shtoni qumështin e bajames dhe përzieni për rreth 30 sekonda. Lëreni pijen që rezulton të qëndrojë për disa minuta.

Eskpertët këshillojnë që këtë pije ta konsumoni në mëngjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme