Udhëheqësit e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit thanë të dielën se ishin në prag të miratimit të “nënës së të gjitha sanksioneve” kundër Vladimir Putinit, duke paralajmëruar se nuk do të kishte qetësi pasi presidenti rus mendon për një pushtim të Ukrainës.
“Ne nuk mund të kemi një moment si në Mynih përsëri”, ka thënë kryetari demokrat i panelit, Bob Menendez nga Nju Xhersi, për CNN, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 1938 me të cilën aleatët i dhanë Hitlerit pjesë të Çekosllovakisë, duke besuar se kjo do të shmangte luftën.
“Putini nuk do të ndalet nëse beson se perëndimi nuk do të përgjigjet”, citohet të ketë thënë Menendez, “Ne pamë atë që ai bëri në vitin 2008 në Gjeorgji, pamë se çfarë bëri në vitin 2014 në ndjekje të Krimesë. Ai nuk do të ndalet”.
Menendez tha se ai besonte se negociatat dypartiake për sanksione të rënda ishin “në një linjë”, pavarësisht mosmarrëveshjeve me republikanët nëse masat duhet të vendosen para ose pas çdo pushtimi të mundshëm rus.
Ndryshe, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar premtoi të rrisë sanksionet kundër Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Duke kërkuar të tregojë vendosmërinë dypartiake, Menendez i dha CNN një intervistë të përbashkët me republikanin e ranguar të komitetit të tij, James Risch nga Wisconsin.
Menendez tha: “Ka një vendosmëri të jashtëzakonshme dypartiake për mbështetjen e Ukrainës dhe një vendosmëri tepër të fortë dypartiake për të pasur pasoja të rënda për Rusinë nëse pushton, dhe në disa raste për atë që ka bërë tashmë”.
Menendez ka shtuar më tej se ai besonte se aleatët perëndimorë nuk duhej të prisnin për të filluar penalizimin e Putinit.
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...