Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sot procesin e zgjedhjeve primare që organizoi Komisioni i Rithemelimit, për të nxjerrë kandidatët për zgjedhjet e pjesshme vendore.
“Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron është vetëm vijimi i tollovisë të krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike”, tha Basha në një postim në Facebook.
“Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur akoma në vendnumëro Shqipërinë. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën”.
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu