Gjenden të vdekur dy persona në Fier e Lushnje.
Rasti i parë u identifikua në lagjen “1 Maj”, Fier.
Në një banesë të pabanuar, është gjetur i pajetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër.
Nga këqyrja paraprake e bërë nga ekspertët nuk dallohen shënja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike.
Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.
Në orët e vona të pasdites në afërsi të rotondos së fshatit Kolonjë, Lushnje, është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shënja jete, pa shënja dhune, shtetasi E. G., 84 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnje.
Dyshohet se vdekja mund të jetë për shkaqe natyrale.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve./noa/
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër