Google ADS

Egjipti dhe Maroku shkojnë në vazhdime falë golit të Salah

18:01 | 30 Janar 2022
A. B.

Egjipti dhe Maroku kanë luajtur baras (1-1) në kohën e rregullt të çerekfinales në Ligën e Kombeve të Afrikës, ashtu që ndeshja ka shkuar në vazhdime.

Pas shtatë minutash lojë, u akordua penallti në favor të marokenëve, të cilën e konvertoi në gol Sofiane Boufal dhe me këtë epërsi skuadrat shkuan në pushim.

Në minutën e 53-të të takimit, shifrat u barazuan kur Mohamed Salah shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri dhe e futi në rrjetë.

Maroku i pati edhe dy raste të mira përmes Nayef Aguerd, mirëpo koha e rregullt e takimit u mbyll me shifra identike dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Në gjysmëfinale fituesi i përballjes Egjipti-Maroku do të luajë kundër Kamerunit që në çerekfinale e eliminoi Gambinë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme