Një shkollë në Kamenicë kalon në skenarin C

13:17 | 30 Janar 2022
Përparim Bublaku

Shkolla fillore e mesme e ulët “Sadri Misini”, paralelja e ndarë në Shipashnicë të Poshtme të komunës së Kamenicës , do të kalojë në zhvillimin e mësimit në formën online, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe personelit arsimor të infektuar me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook” të komunës së Kamenicës, përcjell Demokracia.com.

“Këto masa janë marrë duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, si dhe në harmoni me Udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Sadri Misini”, paralelja e ndarë në Shipashnicë të Poshtme, do të kalojë në zhvillimin e mësimit në formën online, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe personelit arsimor të infektuar me COVID-19.

Këto masa janë marrë duke u bazuar në rekomadimin e IKSHPK-së, si dhe në harmoni me Udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme