Për herë të fundit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçii u takuan në korrik të vitit të kaluar.
Bllokimi i dialogut Kosovë-Serbi, duket se ka nxitur SHBA-të dhe Bashkimin Evropian (BE) të dërgojnë për vizitë zyrtare përfaqësuesit e tyre, shkruan arbresh.info.
Vizitat e paralajmëruara të Zëvendësndihmës sekretarit të Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po shihet si presion për rifillim të dialogut mes dy shteteve.
Kështu të paktën kështu mendojnë njohësit e çështjeve politike në vend.
Ata pohojnë se ardhja e dy përfaqësuesve të lartë të SHBA-së e BE-së në Kosovë e Serbi lidhet direkt me presionin për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Maliqi: Qeveria Kurti do jetë në presion për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi
Ardhjen e zyrtarëve amerikan e evropian në Kosovës, po e sheh si trysni për vazhdimin e dialogut, njohësja e çështjeve politike, Afërdita Maliqi,.
“Është e ditur se Qeveria Kurti do të jetë në presion për rifillimin e bisedimeve me Serbinë. Edhe vizita e zyrtareve amerikan dhe evropian është në këtë prizëm, që m’i bë trysni Qeverisë Kurti për rifillimin e bisedimeve dhe mundësisht arritjen e një marrëveshjes, që në këtë fazë është diçka e largët”, ka thënë Maliqi.
Burjani: Qasja e BE-së dhe SHBA-së, është e pandryshueshme
Njëjtë mendon edhe njohësi tjetër i çështjeve politike, Blerim Burjani.
Ai thotë se pala kosovare dhe ajo serbe janë të qëndrueshme plotësisht në qëllimet e tyre të dialogut.
Sipas tij, palët vetë vendosin për temat të cilat duan të t’i diskutojnë në dialog.
“Qasja e BE-së dhe SHBA-së, është e pandryshueshme. Kjo nënkupton që edhe palët janë të qëndrueshme plotësisht në qëllimet e tyre të dialogut. S’ka asgjë të re, se do te këtë qasje plotësisht tjetër. Palët mund të lihen edhe shumë vite të negociojnë ose bisedojnë, por zgjidhje përfundimtarë nuk do te këtë. Pra, s’ka zgjidhje por nëse nuk ka një dokument të rekomanduar nga SHBA dhe BE. Disa individ pa ditë po flasin se për çka po vijnë Eskobar dhe Lajçak. Realisht nuk janë fare në dijeni se ata vijnë të flasin në përgjithësi, me pak mundësi konkrete sepse palët vendosin për temat që do të flasin”, tha Burjani
Ndonëse nuk e mohon trysnin për rifillimin e dialogut, Burjani shprehet pesimist se ky dialog do të ketë një përfundim.
“Pra nuk ka gjera qe iu imponohen palëve, por ka vetëm vullnet të lire të tyre. Nëse donë mire nëse jo kurrgjë. Unë vazhdoj me mendu se dialogu është bllokuar nga palët me qasje plotësisht të ndryshme. As Borell nuk mund të imponoj më kurrfarë dialogu që quhet teknik, por jo politik. Borell ka mandat teknik në emër të BE-së, nuk mund të merret me gjëra të tjera, e më së paku me qëndrime të njëanshme”, ka përfunduar ai për arbresh.info.
Ndryshe, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Gjatë një konference të përbashkët për media në Bruksel me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, Borrell tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë angazhimi për vazhdimin e dialogut, për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Përgjegjësinë për ngecje në procesin e dialogut, Borrell e barti më shumë tek Prishtina zyrtare.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011. Raundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq u mbajt në korrik të vitit 2021./Arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...