Familjarët e viktimave të aksidentit të autobusit në Bullgari mund të paraqesin ankesa në prokurori

12:29 | 30 Janar 2022
Përparim Bublaku

Prokurori publik Lubomir Joveski, ka folur për disa mundësi që familjarët e tashmë të ndjerëve në aksidentin e autobusit në Bullgari të mund të paraqesin ankesë në Prokurorinë e Republikës së Bullgarisë.

“Kanë të drejtë t’i shqyrtojnë dosjet e rastit konkret. Gjithashtu e kanë ne dispozicion edhe mundësinë që para organeve kompetente të Republikës së Bullgarisë të parashtrojnë padi civile për kompensimin e dëmit”. deklaroi Joveski. /SHENJA/

Të ngjashme