Ylli në rritje i Bayern Munchen, Jamal Musiala, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij këtë sezon, duke e krahasuar atë me Thomas Muller.
Në një intervistë për Sport Bild, 18-vjeçari hodhi poshtë çdo fjalë për të qenë në të njëjtin nivel me Muller – i cili aktualisht ka 16 asistime në 20 paraqitje në Bundesligë këtë sezon.
“Unë kurrë nuk kam luajtur me dikë si ai më parë”, tha Musiala për Sport Bild.
“Thomas është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një djalë që nuk ekziston për herë të dytë. Askush tjetër në futbollin profesionist nuk është si Thomas”.
Trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann e ka përdorur adoleshentin në një sërë pozicionesh të ndryshme në mesfushë, duke e ndihmuar atë të përmirësojë lojën e tij të përgjithshme.
Megjithatë, i riu gjerman pranoi se ai kurrë nuk mund të luante rolin e Muller në të njëjtën mënyrë si legjenda gjermane.
“Thomas me siguri do të laujë për shumë vite në vazhdim. Pas kësaj, stili dhe roli i tij do të jenë të pazëvendësueshëm”, tha ai.
“Nëse më lejohet të luaj në pozicionin e tij, do të sjell një stil të ri timin”.
Musiala është lojtari i dytë më i ri që shfaqet për bavarezët në Bundesligë, me Paul Ëanner që mban rekordin pas paraqitjes së tij të parë në fillim të këtij viti./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...