Google ADS

Abdixhiku përkujton veprimtarin e madh, Fadil Ferati në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta.

11:08 | 30 Janar 2022
Përparim Bublaku

“Janari, Lidhjes Demokratike të Kosovës i mori shumë personalitete të rëndësishme e ndër ta edhe Fadil Feratin, nënkryetarin e LDK-së e kryetarin shumëvjeçar të komunës së Istogut.
Sot, në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta të Fadil Feratit, nderojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtimin, sakrificën dhe trimërinë e tij.

Fadil Ferati i takon plejadës së intelektualëve dhe veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, që nuk u ndalën së punuari për të mirën e vendit deri në frymën e fundit.

Ai ishte njëri nga themeluesit e degës së LDK-së në Istog. Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me fatin e Kosovës për liri e pavarësi; angazhimi i tij shoqëror e politik ishte misioni dhe vizioni i tij për qeverisje të mirë, dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve; kryetar besnik për të gjithë istogasit.

Trashëgimia e vyer intelektuale dhe politike e tij mbeten shembuj frymëzimi për shumë breza për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari vendit.

I përjetshëm kujtimi për Fadil Feratin!”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme