Google ADS

Reagon Manchester United: Jemi në dijeni, nuk komentojmë deri në vërtetimin e fakteve dhe nuk falim dhunën

10:57 | 30 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Skuadra e Manchester United ka reaguar për rastin e fundit të Mason Greenwood.

Greenwood është përfshirë në një skandal dhune ndaj të dashurës së tij, siç insiston vet kjo e fundit.

Deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar nga autoritetet angleze, por videot e Harriet Robson kanë bërë bujë të madhe, transmeton lajmi.net.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe skuadra e Manchester United. Në komunikatë thuhet se United janë në dijeni për pamje dhe do të presin për vërtetësinë e tyre.

“Jemi në dijeni për pamjet dhe akuzat që qarkullojnë në rrjetet sociale”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.

“Nuk do të bëjmë komente tjera derisa të vërtetohen faktet. Manchester United nuk fal asnjë lloj dhune”, shtohet tutje.

Karriera e Greenwood mund të ketë përfunduar me këto video, nëse vërtetësia e tyre konfirmohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme