Google ADS

Mushkolaj: Qindra qytetarë në protesta, qendrat tregtare plot, orë policore, poshtërsi

20:54 | 29 Janar 2022
A Z

Gazetari Imer Mushkolaj ka kritikuar masat e Qeverisë, ku si arsye ka përmendur edhe protestat e sotme ku morën pjesë qindra qytetarë.

Mushkolaj thotë se po ashtu edhe qendrat tregtare janë plot, ndërsa fitneset janë mbyllë.

“Qindra vetë n’protesta, qendrat tregtare plot, ama fitneset duhet me i majtë mshelë se rrezik me u infektu. Plus ora policore. Poshtërsi”, shkroi Mushkolaj në Facebook.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja, ku është vendosur ora policore duke filluar nga ora 22:00 deri në 05:00. Po ashtu edhe fitneset janë mbyllur, gjë që ka shkaktuar shumë reagime të qytetarëve dhe opozitës.

 

Të ngjashme