Google ADS

Granit Xhaka nuk largohet nga Arsenali, nuk ka bisedime me Romën

20:34 | 29 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, nuk do të largohet nga Arsenali, të paktën jo në afatin kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit të njohur Italian dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Arsenali ka vendosur që Xhaka të mos lirohet në mes të sezonit.

Jose Mourinho dhe Roma duhet të presin deri në verë për të kompletuar transferimin e Granitit.

Lojtari kishte kërkuar kalimin në Romë verën e kaluar, kur Mourinho mori postin e trajnerit, por transferimi nuk u bë.

U flitë për një rikthim në bisedime këtë muaj, por duket se edhe kjo nuk ka ndodhur, pasi Roma nuk ka hapur negociata me lojtarin, apo me skuadrën e Arsenalit, për një transferim të mundshëm.

Kontrata e Xhakës është e vlefshme deri në qershor 2024, pasi e ka zgjatur atë në gusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme