Adama Traore ka bërë një rikthim të bujshëm te Barcelona teksa i bashkohet Blaugranëve në formë huazimi deri në fund të sezonit 2021/22.
Ekziston një opsion që Barça ta transferojë në një marrëveshje të përhershme në fund të sezonit me kontratën e 26-vjeçarit me Wolves e cila skadon në vitin 2023.
Adama 2.0 #MadeInLaMasia pic.twitter.com/zXi1mpeTZR
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 29, 2022
Reprezentuesi spanjoll erdhi përmes radhëve të të rinjëve në klubin katalanas dhe bëri një paraqitje për ekipin e parë përpara se të transferohej te Aston Villa në vitin 2015.
Ai kaloi pastaj te Middlesbrough para se të mbërrinte në Molineux në vitin 2018, duke bërë mbi 120 paraqitje dhe duke shënuar tetë gola.
Traore ka fituar gjithashtu njohje ndërkombëtare kohët e fundit, duke hyrë në skuadrën kombëtare spanjolle në vitin 2020 dhe ka tetë paraqitje në emër të tij deri më sot./Arbresh.info
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...