E konfirmon Romano, transferimi i Bruno Guimares te Newcastle United – punë e kryer

18:43 | 29 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Newcastle United ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Olumpique Lyon, Bruno Guimares.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, mesfushori tashmë ka nënshkruar kontratën me skuadrën angleze, derisa zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Raportohet gjithashtu se Megpies kanë derdhur plotë 40 milionë euro në arkat e skuadrës franceze, duke përfshirë këtu edhe 2 milionë euro tjera bonuse.

Guimares gjithashtu ka përfunduar edhe teste mjekësore te skuadra angleze, të ndarë në dy sesione, dje dhe sot në mëngjes.

Mesfushori portugez ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, duke e mbajtur atë në klub së paku deri në vitin 2026./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme