Gjatë mbrëmjes së kaluar policët e të gjithë sektorëve në kuadër të Byrosë për Siguri Publike në koordinim me inspektorët e Inspektratit Shtetëror të Tregut kanë zbatuar kontrollë në lokale në gjithë territorin e vendit nga ku janë kontrolluar gjithsej 347 lokale.
Gjatë kontrollës është konstatuar prania e 56 të miturve, ndërsa në SPB Veles është vërtetuar vepra penale “shitje të alkoolit për personat e mitur”.
Në SPB Shkup janë zbuluar disa vepra penale siç janë ato për drogë dhe janë arrestuar tre persona. Gjatë kontrollit janë zbuluar kokainë dhe marihuanë.
Në një objekt në Qendër të Shkupit është vërtetuar prania e mysafirëve pa certifikatë për vaksinë dhe po ashtu është nisur procedurë kundër dy personave të cilët janë sjellur në mënyrë agresive ndaj policëve./AlsatM/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...