Najçevska: Bullgarët nuk duhet të përfshihen në Kushtetutë pa u pranuar pakica maqedonase

11:40 | 29 Janar 2022
S D

Profesoresha Mirjana Jançevska u shpreh se bullgarët nuk duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut pa u pranuar edhe pakica maqedonase në Bullgari.

“Pakica maqedonase duhet të pranohet me të gjitha të drejtat që i përkasin një pakice sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Çdo veprim tjetër është turp dhe nënçmim për shtetin”, tha Najçevska.

Ajo po ashtu parashtroi pyetje se sa bullgarë ka në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk e dimë se sa bullgarë ka në Maqedoni. Të shohim se sa persona janë deklaruar si bullgarë në regjistrimin e fundit”, thotë Najçevska./Telegrafi./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme