Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thirrur një protestë për ditën e sotme kundër qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Molliqaj deklaroi se presin një numër të madh protestuesish që do të nisen drejt ndërtesës së Qeverisë për një marshim simbolik ku do të mbahen edhe fjalime.
“Nesër kemi protestë mbarë popullore. Presim një numër të madh protestuesish për të shkuar drejt objektit të Qeverisë së Kosovës. Aty do të ketë protestë simbolike dhe fjalime”, u shpreh ai në ABCnews.
Molliqaj tha se nëse do të ketë apo jo dhunë kjo do të varet nga Qeveria e Kosovës.
“Aty do të ketë protestë simbolike dhe fjalime. Nëse do ketë dhunë apo jo varet nga Qeveria e Kosovës. Inspektorati i policisë së Kosovës ka çuar zyrtarë në hetime për shkak të shkeljes së kompetencave. Por ne jemi sigurisht për një protestë paqësore”, tha Molliqaj.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...