Horoskopi për ditën e shtunë, 29 janar 2022

06:51 | 29 Janar 2022
Trina Galanxhi

Dashi

Gjatë kësaj dite do ju duhet më shumë vullnet dhe durim për t’ia dalë mbanë sa më mirë. Ju të dashuruarit tregohuni sa më të duruar sepse partneri do ketë disa teka dhe do kërkojë që t’i vini pas qejfit. Nëse kundërshtoni çdo gjë keni për të pasur probleme. Ju beqarët do jeni të dëshpëruar në çdo moment sepse nuk do arrini dot ta bëni për vete princin tuaj të kaltër. Në punë do keni besim tek vetja dhe nuk do ndaleni lehtësisht sado të vështira të jenë sfidat. Të gjithë do mbeten me gojë hapur nga rezultatet që do keni. Në planin financiar do jeni më me fat se më parë dhe çdo gjë do ju ecë më së miri.

Demi

Gjatë kësaj dite do jetë shumë mirë t’iu kesh miq dhe e tmerrshme t’iu kesh armiq. Për të mbrojtur veten dhe ata që doni mund të bëni çdo gjë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e shkëlqyer dhe emocionet do shtohen ore pas ore. Asgjë e keqe nuk do ndodhë mes jush. Ju beqarët nuk do keni një ditë të qëndrueshme dhe nuk do keni shumë kohë për të menduar për dashurinë. Në punë do vini në provë zotësinë tuaj dhe do habiteni edhe vetë. Shumë gjëra për ju do ndryshojnë për mirë. Shpenzimet nuk është nevoja t’i kufizoni plotësisht pasi gjendja e financave nuk ka për të qenë e keqe. Gjithsesi maturia nuk do ju bëjë keq.

Binjakët

Asgjë dhe askush nuk do mund ta destabilizojë sot jetën tuaj. Do jeni të zotët e vetes. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë tej mase e begatë. Në çdo moment do ndiheni mirë me partnerin dhe qëndrueshmëria do mbizotërojë gjithë kohës. Nëse jeni beqarë do keni një takim të veçantë, i cili shumë më shpejt nga sa mendonit do shndërrohet në diçka më tepër. Në punë do jeni paksa përtacë sa ta filloni diçka, por më pas nuk do ndaleni derisa të rrini majat. Buxheti do ekuilibrohet më shpejt nga sa mendonit edhe falë një shpërblimi të majme që do merrni.

Gaforrja

Mirë është të mos bëni asgjë të përshpejtuar gjatë kësaj dite sepse përndryshe keni për të pasur probleme. Për ju të dashuruarit çdo gjë ka për të ndodhur ashtu si e keni menduar. Surprizat nuk do mungojnë për asnjë moment kështu që përgatituni shpirtërisht. Ju beqarët nuk do influencoheni pozitivisht nga yjet, përkundrazi. Sado që do e kërkoni princin e kaltër, ju nuk keni për ta gjetur dot. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do hidhni hapa nëse jeni në mëdyshje për diçka. Buxhetin do arrini ta mbani nën kontroll edhe pse do ju duhet të kryeni edhe disa shpenzime më tepër.

Luani

Ka rrezik të tregoheni shumë impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të gaboni. Për ju të dashuruarit gjërat nuk kanë për të ecur ashtu si ju do dëshironit sidomos nëse kërkoni gjithë kohës pavarësi dhe doni të dalë e juaja. Pa bashkëpunim dhe duke mos toleruar nuk arrihet asgjë. Nëse jeni beqarë jo vetëm që do keni takime, por mund të afrohen tej mase me dikë interesant. Në punë do iu ofrohen mundësi të mira, por ju duhet të dini si të përfitoni prej tyre. Me pak përpjekje çdo gjë do marrë formën e duhur. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që mund të shpenzoni edhe disa para për gjëra qejfi.

Virgjëresha

Do i merrni gjërat shumë shtruar sot dhe nuk do jeni aspak nën presion për të bërë diçka. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë plotësisht e qetë. Do ndiheni gjatë gjithë kohës mirë pranë partnerit dhe do i shprehni ndjenjat pa pushim. Ju beqarët do merrni vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Sektori profesional nuk ka për të pasur probleme dhe ju do vazhdoni në qetësi të plotë atë që keni nisur. Për menaxhimin e buxhetit këshillohuni me disa specialistë sepse vetëm ata mund t’iu japin leksionet e duhura.

Peshorja

Hëna dhe Urani do ju nxitin të kërkoni më shumë liri e pavarësi gjatë kësaj dite. Gjithsesi bëni kujdes me mënyrën sesi do veproni. Nëse keni një lidhje jeta juaj sentimentale ka për të qenë goxha më e qetë. Do jeni më të logjikshëm dhe nuk do bëni gabimet që keni bërë më parë. Ju beqarët do përkëdheleni mjaft nga yjet dhe keni për të pasur një ditë të begatë. Shumë gjëra do jenë ndryshe për ju. Në punë do ju duhet të qëndroni edhe me orare të zgjatura për të përfunduar atë që keni nisur. Do lodheni pak, por rezultatet që do merrni do jenë shpresëdhënëse. Në planin financiar do dini sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë në mënyrë që gjendja të mos ketë probleme.

Akrepi

Ndryshe nga sa e kishit menduar, dita e sotme do kalojë probleme dhe peripeci sot. Ju të dashuruarit do keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin dhe në disa momente do ndiheni shumë keq. Më e mira është të qëndroni larg njëri-tjetrit njëherë për njëherë. Ju beqarët do e kërkoni ende dashurinë e madhe, por nuk keni për ta gjetur dot. Në punë duhet të jeni më të logjikshëm, më intuitivë dhe më të vëmendshëm. Vetëm kështu gjërat do ju ecin si duhet. Buxheti nuk do jetë i keq, por për shkak të borxheve që do ju duhet të shlyeni situata mund të ketë edhe ndonjë tronditje të vogël.

Shigjetari

Dielli do sjellë shkëlqim në jetën tuaj sot dhe nuk keni më asnjë vështirësi si dikur. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë ditë plot ngjyra. Do argëtoheni pafund me partnerin dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët do pëlqeni mjaft një person shumë më të ri se ju dhe nuk do keni guxim t’ia shprehin ndjenjat. Po pritet gjatë keni për ta humbur atë. Në punë do arrini ta menaxhoni si duhet situatën dhe do arrini rezultatet që keni menduar. Ruani sa më shumë qetësinë dhe mos u merakosni për asgjë. Në planin financiar mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe dhe gjendja ka për të qenë e mirë.

Bricjapi

Gjatë kësaj ditë Mërkuri do ju bëjë më të përgjegjshëm dhe më të matur me çdo gjë. Ju të dashuruarit do jeni të fiksuar pas lidhjes tuaj dhe do bëni edhe sakrifica vetëm e vetëm që çdo gjë të ecë sa më mirë. Do jeni gati të hiqni dorë edhe nga disa teka vetëm që mos keni debate me të dashurin e zemrës. Ju beqarët do bëni deklarata të forta dashurie dhe do arrijnë ta tërheqin pas vetes atë qe pëlqejnë. Në punë do ju duhet të bëni disa modifikime në projekt në mënyrë që të arrini suksesin. Disa kolegë të vjetër do ju ndihmojnë pamasë. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi apo vështirësie.

Ujori

Ditë shumë intensive ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Komunikimi do jetë shpëtimi për çdo gjë. Nëse jeni në një marrëdhënie dashurie, jeta juaj nuk do influencohet aspak nga planetët. Bëjini gjërat ashtu si do i ndieni dhe keni për ta parë që zemra do jetë gjithë kohës e mbushur me gëzim. Ju beqarët do jeni gati të lënë çdo gjë tjetër pas dore vetëm për t’iu përkushtuar jetës sentimentale e për të gjetur dashurinë. Ka mundësi që sot të keni fat. Në punë kolegët do i keni përkrahës dhe jo rivalë. Kjo do bëjë që për ju gjithçka të jetë më e lehtë. Me shpenzimet ka rrezik të jeni impulsive dhe do bëni gabime të pafalshme.

Peshqit

Mërkuri dhe Urani do jene në kundërshtim me njëra tjetrën sot kështu që duhet të tregoheni më të vëmendshëm për të mos u futur në probleme. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë më intensive. Zemra do rrahë fort në çdo moment dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët do bëni goxha persona për vete, por do preferoni të prisni edhe pak para se të bëni zgjedhjen përfundimtare. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm për gjërat që duhet të bëni dhe do ndiqni me përpikmëri planet e bëra më herët. Buxheti në tërësi do jetë i kënaqshëm dhe pa ndonjë tronditje të rrezikshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme